Skip to content

Versionet e mbështetura ​

Mbështetet versioni më i fundit / versioni beta.

Raportimi i një dobësie sigurie ​

Krijo një issue në faqen e GitHub ose provo të më kontaktosh përmes Telegram ose grupit në Discord. Nëse dobësia pranohet, prit së shpejti një build me rregullime në Telegram dhe më pas një version në GitHub.

Privatësia ​

YTDLnis respekton privatësinë tënde. Nuk të kërkon leje shtesë dhe nuk instalon komponentë të panevojshëm. Gjithashtu, nuk sponsorizojmë reklama. Politika jonë e privatësisë jep informacion të detajuar se cilat të dhëna ruan aplikacioni për të funksionuar, si përdoren ato dhe si i mbron projekti të dhënat e tua personale.

📎Mbledhja dhe përdorimi i informacionit ​

🏷YTDLnis respekton të dhënat personale. Përdoruesit kanë mundësinë të mos përdorin veçoritë e ruajtjes së të dhënave, si regjistrimi i shkarkimeve ose ruajtja e cookies së faqeve në aplikacion. Ata mund t'i fshijnë ose ta çaktivizojnë përdorimin e tyre. Aplikacioni nuk mbledh asnjë informacion për përdorimin e tij, nuk krijon profile përdoruesish dhe nuk gjurmon aktivitetin e përdoruesve. 📢YTDLnis nuk i ndan të dhënat e tua me palë të treta. YTDLnis kërkon vetëm lejen për qasje në media, për të transferuar skedarë në pajisje ose për të hapur skedarët e shkarkuar të krijuar vetëm nga aplikacioni, por aplikacioni nuk ka qasje kurrë në të dhëna të tjera.

📎Softuer me burim të hapur ​

YTDLnis është softuer me burim të hapur i ndërtuar për qëllime mësimi dhe kërkimi. Ne mirëpresim dhe inkurajojmë bashkëpunimin dhe kontributet nga komuniteti për ta përmirësuar aplikacionin.

📎Ndryshimet në politikën e privatësisë ​

Duke përdorur aplikacionin YTDLnis, ti pranon trajtimin e informacionit tënd siç përshkruhet në këtë Politikë Privatësie. Nëse ke pyetje ose shqetësime rreth Politikës sonë të Privatësisë, je i lirë të hapësh një issue për të pyetur ose të pyesësh në grupin zyrtar të Telegram të aplikacionit.