Të përgjithshme
Pyetjet më të shpeshta
Çfarë është YTDLnis?
YTDLnis është një shkarkues falas dhe me burim të hapur videosh dhe audiosh për Android 7.0 e lart, krijuar nga Denis Çerri. Është një ndërfaqe grafike për yt-dlp dhe mund të shkarkojë nga më shumë se 1000 faqe interneti. Shih Fillimi.
A është falas? A ka reklama?
Është plotësisht falas dhe me burim të hapur nën licencën GNU General Public License v3.0, pa reklama. Kodi burimor është publik. Shkarkoje vetëm nga burimet zyrtare të listuara në faqen e shkarkimit dhe në repository.
Cilat faqe interneti mbështet?
Çdo faqe që mbështet yt-dlp, shih listën e faqeve të mbështetura.
Pse YTDLnis nuk është në Google Play Store?
YTDLnis nuk do të jetë në Google Play Store.
yt-dlp dhe mjete të ngjashme bien ndesh me politikën e përmbajtjes së Google Play. Google mund ta heqë aplikacionin për shkak të përmbajtjeve të caktuara, gjë që zhvilluesit duan ta shmangin.
A është YTDLnis i disponueshëm për iOS/iPadOS?
Nuk ka version për iOS ose iPadOS dhe as nuk ka plane për një të tillë. Përshtatja është e vështirë sepse aplikacionet iOS dhe Android kanë kod të ndarë. Gjithashtu nuk ekziston një librari që implementon yt-dlp për iOS. Mund t'i hedhësh një sy SW-DLT, që është një mjet bazik për shkarkim në iOS.
Çdo aplikacion që pretendon të jetë "YTDLnis për iOS" nuk është yni dhe duhet trajtuar si mashtrim.
A mund të shkarkoj nga Netflix / Amazon Prime etj.?
Jo, dhe e kam fjalën që yt-dlp nuk e mbështet këtë. Kjo sepse Spotify është një nga shumë shërbimet e mbrojtura me DRM, dhe përpjekja për të anashkaluar DRM-në është e paligjshme. Jo vetëm Spotify, edhe shumë platforma të tjera e bëjnë këtë. Pra, do të duhet të gjesh një mënyrë tjetër për të shkarkuar nga këto platforma të mbrojtura me DRM.
A mund të shikoj YouTube nga aplikacioni?
YTDLnis nuk është krijuar për transmetim videosh, por për shkarkimin e rrjedhave video/audio.
Ku ruhen shkarkimet e mia?
Në dosjet e audios dhe videos që ke vendosur te -> -> . Shkarkimet e përfunduara listohen në skedën Shkarkimet, ku mund ta hapësh skedarin ose të shohësh vendndodhjen e tij.
A mund të shkarkoj një listë luajtjeje ose kanal të tërë?
Po. Ngjit lidhjen dhe zgjidh artikujt. Shih Lista luajtjeje dhe shumë artikuj. Për të vazhduar të shkarkosh automatikisht ngarkimet e reja, përdor Vëzhgo burimet.
A mund të shkarkoj vetëm një pjesë të videos?
Po, me veçorinë e prerjes te Karta e shkarkimit. Mund të bësh disa prerje ose ta ndash sipas kapitujve.
A mund ta konvertoj në mp3?
Po. Zgjidh Audio dhe zgjidh mp3 te kontejneri. Mbaj parasysh që YouTube nuk ka skedarë mp3, aplikacioni konverton nga m4a ose opus, kështu që cilësia nuk do të jetë më e mirë se origjinali.
A mund t'i planifikoj shkarkimet?
Po. Te Karta e shkarkimit përdor butonin e planifikimit për të zgjedhur datën dhe orën. Mund t'i kufizosh shkarkimet edhe në një dritare kohore me Download on schedule te -> -> .
A mund të shkarkoj në sfond / shumë njëherësh?
Po. Shkarkimet ekzekutohen në sfond dhe mund të ekzekutosh disa njëherësh me Concurrent downloads. Shih Radha e shkarkimeve.
A mund të përdor komandat e mia të yt-dlp?
Po, me Shabllonet e komandave, Komandat shtesë dhe Terminalin.
A mund të shkarkoj video private ose vetëm për anëtarë?
Nëse llogaria jote ka qasje, atëherë po. Hyr me Cookies.
A mund t'i kaloj të dhënat në një telefon të ri?
Po. Bëj një kopje rezervë në telefonin e vjetër, kalo skedarin dhe riktheje në të riun.
A i mbledh aplikacioni të dhënat e mia?
Jo. Lexo politikën e privatësisë.
Ku duhet të raportoj probleme ose të sugjeroj veçori?
Mënyra më e preferuar është raportimi në GitHub, por para se të raportosh diçka, hidhu një sy fillimisht atyre ekzistuese, një (ose më shumë) prej tyre mund të jetë e ngjashme me atë që ke në mendje. Kështu duam të shmangim issue-t e dyfishta. Nëse je i sigurt që e kupton dhe do të vazhdosh, ndiq këtë lidhje.
Mënyra e dytë është raportimi në grupin e Telegram. Preferohet të përfshish etiketën #bug_report ose #suggestion për gjurmim më të lehtë nga zhvilluesi, mirëmbajtësi dhe administratori.
A mund të ndihmoj në përkthimin e aplikacionit?
Po! Përkthimet bëhen në Weblate.
Cilin version të yt-dlp duhet të zgjedh?
More ➔ Settings ➔ Updating ➔ yt-dlp Source
- Stable (parazgjedhur), zgjidhe këtë nëse nuk e përdor shumë aplikacionin ose nëse nuk shkarkon nga shumë faqe.
- Nightly, ka stabilitet të balancuar dhe rekomandohet për shumicën e përdoruesve. Përmban shumicën e rregullimeve që versioni stable shpesh nuk i ka.
- Master, më pak i qëndrueshmi, por vjen me rregullimet dhe/ose shtesat më të fundit krahasuar me versionin nightly. Rekomandohet vetëm për përdoruesit e avancuar ose kur është e nevojshme.
Lexo më shumë këtu.
- Mund të vendosësh edhe burimin tënd të personalizuar që përfaqëson një fork të yt-dlp
A është e mundur të marr cilësi më të lartë audioje nga YouTube Music (më shumë se 128 Kbps)?
Po, por të duhet abonimi YouTube Premium, dhe aplikacioni ka nevojë për të për të krijuar një cookie. Nëse nuk e ke abonimin, atëherë nuk do të jetë e mundur të marrësh cilësi më të lartë audioje.
Kjo audio më e lartë është zakonisht 256 Kbps, pra dyfishi i cilësisë më të mirë pa Premium. Por mbaj mend, nëse përpiqesh ta konvertosh në një kontejner tjetër dhe/ose ta vendosësh në cilësi më të lartë audioje për të marrë sërish cilësi më të mirë, nuk do të funksionojë. Thënë thjesht, është e pamundur, ose nuk do të bëjë asnjë ndryshim ose madje do ta ulë cilësinë. Këtë e kanë bërë shumë aplikacione për t'i mashtruar përdoruesit se aplikacioni mund t'u japë cilësi të mirë ose madje më të mirën e audios, gjë që është vërtet, vërtet e rreme.