Skip to content

YT-DLP ​

YTDLnis është një ndërfaqe grafike për pajisjet Android e mjetit të njohur të shkarkimit nga linja e komandës yt-dlp. YT-DLP është një mjet i fuqishëm, por mund të duket i frikshëm për një përdorues të zakonshëm që nuk është mësuar me komandat e terminalit.

YTDLnis ka implementuar shumicën e veçorive të yt-dlp në një ndërfaqe të thjeshtë. Edhe ato që nuk janë implementuar mund të përdoren në aplikacion përmes Komandave shtesë ose ekranit të brendshëm Terminali, një emulator terminali ku mund të ekzekutosh yt-dlp direkt.

Nëse has probleme gjatë shkarkimit, ka shumë mundësi që problemi të jetë te yt-dlp dhe jo te vetë aplikacioni. Të lutem raportoji këto probleme te yt-dlp dhe shpresojmë që t'i rregullojnë!